Ish biznesmeni më i madh shqiptar i pasluftës në Kosovë, Florim Maloku , ka gjashtë vite që është duke qëndruar në burgjet e Maqedonisë.
Redaksia Parrotlla.net e ka takuar atë dje në burgun e Idrizovës, me ç’rast ka zhvilluar një bisedë të gjatë.
Florimi flet fillimisht për angazhimin e tijë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai flet edhe për disa persona të njohur në opinionin shqiptar, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në luftë, por që tani po etiketohen shumë rëndë.
“ E kam shoqëruar njëhërë idolin tim, Adem Demaçin” thotë Florimi, “mu në mes forcave serbe. Ishim të armatosur. Nese na ndalojnë Bac, dije që unë nuk të dorëzoj të gjallë”, kujton ai bisedën me Adem Demaçin.
Biseda është e gjatë. Florimi duket tepër i mbajtur. I qeshur si gjithmonë. Kështu ka qenë sa herë më ka rastisur ta takoja mbas luftës. Herë tek hoteli i tijë Princi i Arbërit, herë në lokalin më të famshem të viteve të pasluftës, BBC.
“Jam mërzitur shumë në fillim. Më kanë mbajtur në vetmi plotë 1 vit. Kurr nuk e kam ditur as pse po më mbajnë, as pse dojnë mem denu. Nënën time e kam pasur zot të shpirtin. Ajo për mu ka qenë gjithçka. E ndjeja shumë merzinë e saj. Po zoti e deshti atë edhe mu, edhe më vdiq pas një kohe që më arrestuan” thote Florim Maloku, i cili kur flet për nënën fillon të dridhet. Buza i shkon në vaj.
– Më mirë që nuk i kemi, i them që ta kalojë atë situatë të dhimbshme. Por, ai prapë vazhdon.
“Kur me nxorrën përpara gjygjit, në dy raste, kur më është kujtuar nëna, më ka ardhur të qajë. Nuk po merzitem për këtë montim, i thash avokatit tim. E kam dikund tjetër”.
Dhe Florim Maloku është i bindur se dikush nga lartë ia ka montuar rastin. Të njëjten gjë, për portalin tonë e konfirmon një burim maqedon, i cili thotë se denimi i tijë është puro politik, me prapavija krejtë tjera.
Qëllimi i bisedës tonë në fakt ishte publikimi i një dosje të Eulexit, ku hetues dhe prokuror nderkombëtar, donin ta përfshinin Florimin dhe disa të tjerë në skandalin e madh të vjedhjës së deshmive.
“Nese ti je i përfshirë në atë punë, ose presidentja Jahjaga, jam edhe unë” thotë Florimi, duke më shikuar drejtë në sy. Mbas këtij dokumenti të publikuar, kam vërejtur që dikush heret ma paska gatuar kulaqin.Prokurori i Eulexit, Jonathan Ratel, dhe kush ka dashur, kanë pasur mundësinë të vinë dhe të më intervistojnë në burgun e Maqedonisë.Si duket përmes meje kanë dashur t i dëmtojnë njerëzit e tjerë, nder ta vellain e gruas time, i cili është drejtor i Policise. Kanë dashur ta lidhin në këtë ngjarje edhe Fadil Syleviqin, me të cilin jam rritur, dhe e them publikisht qe e kam pasur dhe e kam nga miqet e mi më të ngushtë” thotë Florimi.
Ai thotë që një ditë do të flas. Do të flas për ata që ia kthyen shpinën, e që dikur i ka ndihmuar me të madhe, edhe kanë ngrënë në grazhdin e tijë, po do të flas edhe për ata të cilët ia kanë montuar këtë rast.
“Ama, beso Milaim që ja kam lanë Zotit. Nuk du të hakmirrem ndaj askujt. Kryesorja di gjithçka. Di çdo gjë për çdo njeri. Zoti është i madh. Hakmmarja i takon vetëm atij. Zoti ka mi ba me vujtë, ata që më kanë shkaktuar kaqë shumë vuajtje mu, familjës time, dhe të gjithë atyre që më duan” thotë Florim Maloku, i njohur si Flloku, i cili është në top formë.
“Ushtroj çdo ditë. Prej që jam në burg, që gjashtë vite, vetëm tetë ditë i kam pasur të rënda. Ato ditë kur ma sollen aktakuzën. Ditën që kam marrë lajmin edhe për humbjen e nënës, për mu çdo gjë rrafsh ka qenë. Ushtroj çdo ditë. Kurr në jetë një hap nuk e kam përdorur. Shpresoj që shumë shpejtë do të dal prej këtu ku po mbahem padrejtësisht” thotë ai.
Drejtoria e burgut flasin në supërlativ për të. Edhe gadianët, shqiptar e maqedon e quanin si princ.” Nuk ka njeri më i edukuar dhe më i sjellshem” më thotë njëri prej shefave të ndërrimit, tek po më përcillte për në dalje nga burgu.
Florim Maloku i njohur ndryshe si ‘Flloki” është dënuar me tetë vjet heqje lirie, pas akuzave se sëbashku me dy persona të tejrë ka marrë pjesë në plaçkitjen e bankës “Pro Credit” në qytetin e Shkupit, në prill të vitit 2009.
Pas shqiptimit të dënimit Maloku kishte thënë se është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë dëshmi që vërtetojnë se ka marr pjesë në këtë plaçkitje, madje kishte ofruar edhe pesë milionë euro garanci që të mbrohen në liri, por gjykatat e kanë refuzuar.
Gajtë plaçkitjes së bankës, personat e armatosur kishin arritur të merrnin 50 mijë euro, ndërsa gjatë ikjes i kishin plagosur dy policë, një klient të bankës dhe një kalimtar të rastit.
Makinat me të cilat kishin ikur plaçkitësit ishin gjetur në të njëjtën ditë në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë, ndërsa disa ditë më vonë ishte arrestuar Florim Maloku dhe Bislim Tahiri./parrotlla.net/