Geci ka bere te ditur ne kete njoftim ne Facebook edhe per detaje te tjera per te cilat nuk eshte pajtuar me gazetarin Zeka.
Gani Geci poashtu ka akuzuar Milaim Zeken se “ka kontribuar maksimalishtë ne denimin Grupit te Drenicës dhe Formimin Gjykatës Speciale!’
Tē nderuar qytetarë
Gjykata Themelore në Mitrovicë me ka dorzuar nji ftesë me datën 23. 09 .2015 në lënden P. No. 51/14 ne Rastin Milaim Zeka .
E verteta është qe Milaim Zeka ne deshminë e tij dhenë ne Prokurori vetë e ka përmendur emrin tim ne ketë rast dhe me ka involvuar pa dëshiren time ne këtë rast.
Kur Milaim Zeka më ka përmendur mua atehere nje prokurore angleze me ka derguar ftesen per te dhën deshmi per gjerat qe i ka permendur Milaimi.
Para se me ndodhe kjo kam kerkuar nga Milaim Zeka qe te me lere rahatë me problemet e mia perkunder kerkesēs time që të me lerë te qetë ai më ka involvuar ne këtë procesë .
Une disa here i kamē thene o Milaim lem rahatē se ne momentin qe prokuroria e shiqon Emision tënd ka mem thirrë e une masandej pa ty ne prokurori nuk shkoj .
Për ata qe e dine se çka janë Gjykatat perendimore Milaim Zeka ka kontribuar maksimalishtë ne denimin Grupit te Drenicës dhe Formimin Gjykatës Speciale .
Ai me insistimin e tij siq thoshte ai me urdhera nga lartë ai din nga kush ,apo duke menduar se po i ndihmonë grupit te Drenicës apo i shtyrë nga Sherbimet Lindore apo Perendimore ka kontribua ne Formimin e Gjykatës Speciale dhe denimin e grupit te Drenicës
Disa herë i kam thanë pyti more avokatet se keto veprime janë te demshme për vet grupin e Drenicës dhe per gjithe Kosovën por ai prap nuk u ndalë.
Kam kontaktuar edhe dy avokatë te njohurë të grupit të Drenicës porë ata me kanë thëne i kemi thanë ma Milaimit ma por nuk po na dëgjonë.
Ftoj të gjitha mediat vizive dhe të shkruara qe neser ta përcjellin deshminë time.