Një gardian i Burgut të Dubravës ka futur drogë në këtë burg.
Këtë e ka thënë në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK Sokol Zogaj ushtrues detyre i komisarit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sipas tij ndaj gardianit janë marrë masa nga institucionet përkatëse të Kosovës ndërsa rasti ka ndodhur para dy netësh.
Sipas Zogajt mallrat që më së shumti futen nëpër burgje është marihuana.