Lajmet e fundit

Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është i Donjeta Pajazitit

Në bjeshkët e Deçanit sot është gjetur një trup i pajetë që besohet se është i vajzës nga Strellci, e cila është zhdukur më 9 nëntor derisa po shkonte në punë.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se sot familjarët e Donjeta Pajazitit nga fshati Strellc të Deçanit janë lajmëruar se është gjetur një trup në bjeshkë e që dyshohet se është trupi i vajzës së tyre.

Policia e Pejës ka konfirmuar se është gjetur një trup i pajetë por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj ka thënë se tani për tani nuk mund të thotë asgjë në lidhje me këtë rast përveç asaj se është gjetur trupi i pajetë.

“për shkak të hetimeve ne nuk mund të themi asgjë më shumë. Më vonë do të dalim me një komunikatë zyrtare”, tha Ibraj për KosovaPress.

Ai po ashtu nuk ka cekur gjininë e trupit që është gjetur duke thënë se këtë do ta konstatojë autopsia.

Burimet e agjencisë bëjnë të ditur se 24 vjeçarja dyshohet se është dhunuar dhe është vrarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.