Një pasaportë siriane është gjetur në trupi e njërit nga sulmuesit në Paris, raporton AP.
Parisi është futur në një “shtetrrethim” të përkohshëm pas ngjarjeve terroriste që tronditën kryeqytetin francez mbrëmjen e së premtes, me 7 sulme të koordinuara në zemër të qytetit, që lanë të paktën mbi 158 viktima.
Tmerri i vërtetë ndodhi në sallën e koncerteve “Bataclan”, ku u vranë 118 persona, të cilët fillimisht u morën peng dhe më pas u ekzekutuan nga tre pengmarrësit. Forcat e policisë bastisën sallën, duke ekzekutuar pengmarrësit, ndërsa liruan pengjet e mbetur.
Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë ISIS-i, ndërsa Franca ka shpallur tri ditë zie kombëtare.