Gjykata e Apelit pritet nesër të vendos për ankesën e mbrojtjes së deputetes së AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.
Burime të Indeksonline thonë se turpi gjykues i Gjykatës së Apelit do të shqyrtojë ankesën e mbrojtjes për masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shefes së Grupit Parlamentar të AAK-së.
Donika Kadaj është arrestuar të mërkurën e javës së kaluar në shtëpinë e saj pas fletarrestit të lëshuar nga Prokuroria e Shtetit lidhur hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.