Lajmet e fundit

Grabitje e armatosur në Shillovë

Dje rreth orës 18:00 dy persona të armatosur e kanë plaçkitur një këmbimore tek pompa e benzinës Puls Oil në fshatin Shillovë të Komunës së Gjilanit, njofton portali tvmost.

Grabitësit kanë marrë 23 mijë euro dhe sipas pohimeve të dëshmitarëve okularë, ata kanë qenë të armatosur me pushkë dhe pistoletë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës menjëherë kanë dalë në terren dhe hetimet po vazhdojnë.

Në këtë sulm nuk ka pasur të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.