Një person është arrestuar në fshatin Gjylekar të Vitisë, pasi e ka hedhur gruan e tij nga makina në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 18:45, ndërsa atë e bën të ditur policia në raportin e saj 24 orësh.
Çifti ishte duke udhëtuar me makinë, ndërsa i arrestuari, sipas policisë, në një moment ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, duke arritur pastaj ta hedhë nga makina në lëvizje.
Ajo ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe policia njofton se është dërguar për trajtim mjekësor.
Të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.