Lajmet e fundit

I zgjatet masa e paraburgimit Oliver Ivanoviqit

Gjyqësori ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë e ka zgjatur masën e arrestit shtëpiak për liderin e SDP, Oliver Ivanoviqin, deri më 17 janar të vitit 2016

Bashkëshortja e Ivanoviqit, Milena Popoviq-Ivanoviq, ka thënë sot për Tanjugun se muajin e ardhshëm do të duhej të vinin fjalë të përfunduara dhe se parashihen nëntë ditë punë në dhjetor për t’u dëgjuar të gjithë dëshmitarët e Ivanoviqit, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net
Ivanoviq është i akuzuar si me veprat penale për krime lufte mbi popullatën civile në vitin 1999 dhe 2000.
Të akuzuar janë edhe koloneli i pensionuar i MUP-it serb, Dragoljub Delibashiq, babë e birë Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Lazoviq, të cilën janë të akuzuar për vrasje dhe tentim-vrasje.
Ivanoviq është në paraburgim nga janari i vitit 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.