Një femër ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugën “Fehmi Agani”, në Gjakovë, dy persona të panjohur ia kanë grabitur zinxhirin nga qafa në vlerë prej 250€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për lëndime ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin.