Menjëherë pas kërcënimeve që u janë drejtuar medieve të ndryshme të Kosovës, nga persona të panjohur, potencialisht përkrahës të ISIS-it, ka reaguar Policia e Kosovës.
Lajmi.net ka kontaktuar me Zëdhënësin për Informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se Policia e Kosovës është në dijeni për këto mesazhe kërcënuese dhe se masat e nevojshme po ndërrmeren.
“Policia e Kosovës është në dijeni për informacionet e tilla, rastin janë duke e hetuar njësitet kompetente policore, gjithashtu të gjitha veprimet tjera policore duke përfshirë ngritjen e nivelit të sigurisë po ndërmerren konform vlerësimeve dhe analizës së situatës”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.