Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ndonëse e ka për detyrë t’i respektojë ligjet, si të gjithë të tjerët, ai si organ i rëndësishëm i Republikës, i shkelë vet këto ligje.
Makina e këtij këshilli të Kosovës në Prizren, ka qëndruar e parkuar në zebra sot rreth orës 15:43, për rreth 30 minuta.
Këtë e ka bërë të ditur një lexues i Gazetës Blic, i cili na i ka siguruar edhe disa pamje nga qyteti i Prizrenit.
Përndryshe, KGJK-ja ështe themeluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si organ qeverisës i gjyqësorit.