Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 07:30 në fshatin Kërstec ka arrestuar pesë të dyshuar meshkuj Shqiptar shtetas të Shqipërisë pasi që të njëjtit kanë kaluar kufirin shtetëror Shqipëri -Kosovë në mënyrë të kundërligjshme.
Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë dëbuar në Republikën e Shqipërisë.