Një 27-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti në superstradën Rrëshen-Milot.
Sipas policisë në afërsi të karburant “Bolvoil’ në Rrubik, është përplasur një kamion me targa AA 172 IF me një makinë tip “Volkswagen” me targa AA 370 EH.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa 27-vjeçari, Valentin Kola, pasagjer tek automjeti tip Volkswagen, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
I plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i veturës, 35-vjeçari me inicialet E.T.
Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, 46-vjeçarin Tonin Gjoka.