Njësitet e Doganës në bashkëpunim me policinë kanë parandaluan tentimin për futje të lëndëve narkotike në Kosovë, njofton Klan Kosova.
“Mbrëmë rreth orës 21:30 në Vërmicë është paraqitur një automjet me targa të Kosovës. Automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë ku gjatë kontrollit të automjetit është zbuluar lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë në sasi prej 16 kilogram e 290 gram e shpërndarë në 30 qese”, thuhet në njoftim.
Oficerët arritën të zbulojnë lëndën narkotike e cila ishte e fshehur në serbatorin e benzinës si rezultat i përdorimit të pajisjeve të cilat janë donacion nga shteti amerikanë.
Menjëherë pas zbulimit personat e dyshuar janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.