Katër persona janë lënduar sot në një aksident rrugor në orën 6:00 të mëngjesit si pasojë e përplasjes së dy veturave te semaforët kryesorë në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Përveç lëndimeve të pasagjerëve, është dëmtuar edhe një shtyllë e semaforëve.
Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën e Klinikave Unversitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm, tha për KALLXO.com zyra për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.