Kimete Berisha për Thaçin: Haluci president?!

Analistja Kimete Berisha, ka komentuar edhe njëherë mundësinë e zgjedhjes së Hashim Thaçit për president. Ajo kësaj radhe ka thënë se ai njeri që shfaq halucinacione (Thaçi në këtë rast), nuk bën kurrsesi të zgjedhet president.

Madje ajo ka shkuar deri aty, sa ka thënë se njeriu i tillë, i cili thotë se e ka parë flamurin e ISIS-it në protestë, ose duhet të jetë skizofren, ose profet.

Më poshtë, mund ta gjeni komplet statusin e saj:

Haluci President?

Prej atij momenti kur Hashim Thaçi shfaqi publikisht halucinacionet e tij (besoj artificiale), dhe tha se në protestën e 9 Janarit ka valvitur ‘flamuri i zi i ISIS-it’, ndryshon horoskopi i Presidentit të ardhshëm të Kosovës!

Që del në TV njeriu normal, duke qenë ministër i jashtëm dhe i thotë botës se në Kosovë ekzistuakan dhjetra mijëra qytetarë (8000, sipas numratores Krelan) në përkrahje të ISIS-it, kjo është për t’i nxjerr flokët me rrënjë.

Hashim Thaçi e ka humbur qetësinë. Tutësh prej njeriut që thotë se sheh gjëra që s’i sheh kush tjetër përveç tij.
kur tha se e ka parë flamurin e zi të ISIS-it në protestë.
Me pa diçka që nuk e ka parë askush ose je skizofren, ose profet.

Ia ka kaluar edhe Dick Martyt. Hashim Thaçi ka përdorur të njejtat armë që Dick Marty ka përdorur kundër tij, pra ‘rrenën e madhe naciste’, për ta shpallur opozitën bashkëpunëtore të ISIS.
Për dallim nga Dick Marty, i cili me sukses e arriti qëllimin e tij, Hashim Thaçi dështoi ta bind botën se opozita e Kosovës është me ISIS-in (kundër Isës), sepse halucin e demantoi Policia e Kosovës.

Halucinacionet ndoshta mund t’i ndihmojnë vetëm në përballje me drejtësinë në Gjykatën Speciale, mund të paraqitet si psikopat, ama, për t’u bërë President, halucinacionet artificiale nuk i ndihmojnë.

Sepse, askush nuk pranon t’u bashkangjitet halucinacioneve të tij, e të bëhet budalla me mend në kokë.

Megjithatë, nuk është larg menç’ se njeriut përnjëmend i është diftuar ‘flamuri i zi i ISIS-it’ në protestë.

Atij që i teftiqohen sende, që ka ndijim a përfytyrim të rremë, ai që e sheh ‘flamurin e zi’ (që s’e sheh kush veç tij), ai sheh edhe shpirta, sepse ose është i sëmurë psikik, ose është në kllapi, ose është tronditur shumë shpirtërisht.

Më mirë të kontrollohet mendja e tij e errët si ngjyra e ‘flamurit të zi’, nga ekspertët e fushës, dhe të hulumtohet nevoja e tij e sëmurë për të bërë propagandën më të tmerrshme kundër Kosovës, pas asaj të Dick Martyt.

Se, sipas halucit, as vet ISIS në Siri s’ka folloëersa më shumë seç ka në Kosovë.
Këtë forën me ‘flamurin e zi’ nuk është mirë me ja fal, edhe nëse përnjëmend vuan nga skizofrenia.

Haluci, ose ta gjen një neuropsikiatër, ose një avokat.
Ka vakt të bëhet President, pasi të shërohet nga mllefi dhe nga neveria.
Se, edhe gatishmëria për të krijuar ‘rrena naciste’ në dëm të popullit të tij, për qëllime personale, është sëmundje e rëndë nervore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*