Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, policia në Mitrovicë ka konfiskuar dy pistoleta.
Sipas policisë, konfiskimi i tyre është bërë në kuadër të detyrave rutinë pika kontrolli në intervalin kohor ndërmjet orës 18:00 deri 23:00, të realizuara në dy lokacione të ndryshme në rrugët “Shemsi Ahmeti” dhe “ UÇK”, në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit policia ka hasur në dy persona të dyshuar V. S. 19 vjeçar dhe K. Z. 28 vjeçar, që posedonin armë pa leje përkatëse.
Pas procedurave intervistuese, prokurori kompetent ka urdhëruar që rastet të iniciohen si ‘mbajtje në pronësi, posedim, shfrytëzim i paautorizuar i armës’, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.