Një grup prej disa femrash të cilat me nacionalitet janë bullgare, ka disa vite që po vjedhin nëpër shumicën e qyteteteve të Kosovës.
Kështu ka marrë vesh Indeksonline nga një menaxher i njëres prej qendrave tregatare në Gjakovë, vend ky në të cilin kishin tentuar të vidhnin këto shtetase bullgare.
G.G ka treguar për Indeksonline se personeli i Qendres ka arritur që ti kap në tentativë vajzat bullgare dhe të njejtat i janë dorëzuar Policisë së Kosovës.
Ai ka rrëfyer se si të njejtat kishin arritur ti vjedhin çantën bashkë me kuleten dhe dokumentacionet në mënyrë profesioniste.
“Këto hajnesha vitin e kaluar (që shifet ne videon me titull “Hajneshat”) kanë vjedhë në çantën e një klienti në mënyrë profesioniste një portofol me para dhe dokumentacione, por këtë herë (ne videot tjera )shifet tentativat dhe orvatjet për të kryer vjedhjen, po falë vigjilencës së personelit janë vërejtur dhe larguar nga qendra , po jo edhe te ikin pa i kapur jashtë objektit nga personeli dhe mbajtur deri në arrestimin nga Policia”, ka rrëfyer G.G.
Ai ka treguar se pas njoftimit të Policisë, kjo e fundit ka thënë se të dyshuarat janë të njohura për Policinë, meqë kishin kryer të njejtat vepra edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
G.G shton se këtë lajm dëshiron t’ua përcjellë të gjithë qytetarëve dhe biznesmeneve që të jenë të kujdeshshëm pas publikimit të këtyre videove.
Ndërkaq, Indeksonline ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës, ku pas disa tentimesh, zëdhënesi i Policisë së këtij Rajoni, Xhevat Ibra, nuk është përgjigjur.
Në videon më poshtë mund të shihni këto femratë arrestuara nga Policia e Kosovës