Me qëllim të përcaktimit të identitetit të saktë të të dyshuarit në bazë të tipareve fizike të tij, Policia e Kosovës publikon fotografitë e personit të dyshuar dhe në të njëjtën kohë kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët të cilët mund ta njohin, apo të kenë informacion lidhur me identitetin dhe vendndodhjen e të dyshuarit.
“Për dhënien e informatave policia ju garanton konfidencialitet të plotë dhe mund të drejtoheni në numrin 192 ( pa pagesë), 044 506091, apo na shkruani në [email protected]”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/