Lajmet e fundit

LDK-ja e Obiliqit kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme! Kërkon figurë “Unifikuese” që bashkon dhe fuqizon LDK-në!

LDK-ja e Obiliqit kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme! Kërkon figurë “Unifikuese” që bashkon dhe fuqizon LDK-në!

ISMET HASHANI” APO “ERMAL KUTLLOVCI” në KRYE të DEGËS ?

 

Burime për KOSOVANEWS , brenda dhe jashtë DEGES së LDK-së në OBILIQ, të cilët kanë dashurë të mbeten anonim për KOSOVANEWS, kan bërë të diturë se ka filluar iniciativa për thirrje të kuvendit të jashtëzakonshëm të Degës se LDK-së ne Obiliq, për zgjedhjen e kryetarit dhe strukturave të reja partiake, pasiqë thuhet se strukura e tanishme e ka humburë legjitimitetin për të udhëhequrë me DEGËN.

Si arsye të thirrjes së këtij kuvendi të jashtëzakonshëm dalin të jenë disa paknaqësi brenda dhe jashtë strukturave e dy prej tyre janë cilësuar më serioze : 1). Hetimi i sh-Kryetarit të Komunës dhe Kryetarit aktual të Degës z.Mehmet Krasniqi, 2).Menaxhimi i dobët i tij me strukturat e LDK-së ne Obiliq, krjimi i fraksione brenda Degës, dhe eliminimi i figurave eminente të LDK-së në DEGË!

1). Hetimi i sh-Kryetarit të Komunës dhe Kryetarit aktual të Degës z.Mehmet Krasniqi, nga prokuroria për korrupcion me disa nga zyrtarët komunal të përfshirë edhe në strukturat partiake, për të cilët thuhet se kanë dëmtuar imazhin e subjektit politikë më të fortë opozitarë në OBILIQ.

2). Menaxhimi i dobët i z.Mehmet Krasniqi me strukturat e LDK-së në Obiliq, krjimi i fraksione brenda Degës, dhe eliminimi i figurave eminente te LDK-së në këtë DEGË, ka shkaktuar paknaqësi tek elektorati i cili tashmë z.Krasniqi e sheh si nje DIKTATORË, – ELIMINUES!

Ja disa nga emrat qe janë eliminuar me tendenc nga kryetari aktual i Degës z.Krasniqi : 1). Ish-Kryetari e Degës dhe Komunës z.Rexhep Kelani, 2). Ish- kandidati për Kryetar Dege z.Ademi Preniqi, 3). Ish-Kandidati për Kryetar dege z.Muharrem Gashi, 4). Ish- Anëtari i Kryesisë z.Kadri Shalaku, 5). Ish-Anëtari i Kryesisë z.Isuf Mehmeti, 6). Ish-Anëtari i Kryesisë z.Bejtullah Mjekiqi, 7). Ish-Antari i Kryesisë z. Arben Berisha, ?. Ish- Antari i Kryesisë z.Nexhmedin Kelmendi, 9). Ish-Nënkryetari i Degës z.Ibush Mjekiqi, 10). Ish- Nënkryetari i degës dhe Komunës z.Hajriz Bekteshi, 11).Ish-Anëtari i kryesisë z.Bajram Bajrami, 12). Ish -Anëtari I Kryesisë z. Muharrem Krasniqi etj ………që të gjithë këta veprimtarë të devotshëm të LDK-së përsonalitete të shquara me autoritet brenda nëndegëve qe ju përkasinë……!

Disa prej tyre tani kanë aderuar në subjekte tjera politike, si pasojë e dëshprimit të skajshëm nga kjo klike e tanishme që po e dëmton në vazhdimësi Degën e LDK-së në OBILIQ. Ky burim tregon se Kryesia aktuale e degës përbëhet nga njerzë pa pervojë dhe pa asnjë aftësi menaxheriale e profesionale, e që janë nën diketatin e kryetarit të Degës!

Prandaj situata e cila është krijuar ka shtyrë disa figura eminente të LDK-së të fillojnë iniciativen për mbledhjen e nënshkrimeve të delegateve për thirrje të kuvendit të jashtëzakonshëm të Degës se LDK-se. Poashtu flitet se dy nga emra më të përfolurë për të udhëhequrë me Degën janë: Prof.Ismet Hashani dhe Ermal Kutllovci.

Dega kërkon figurë UNIFIKUESE që bashkon, fuqizon dhe udhëheqë menqurë me DEGËN e LDK-së në OBILIQ, se cili nga këta dy mund të jet në krye mbetët të shihet në javët & muajët në vazhdim?

Biografia e dy kandidatëve potencial:

1).Prof.dr. Ismet Hashani, ishte – Kryetar i LDK-së dhe Komunes se Obiliqit për një mandatë katër (4) vjeqar, i njëjti shihet si kandidat më potencial për të udhëhequrë prap me Degën e LDK-se. z.Hashani është profesor i rregulltë në Fakultetin e Kimis dhe veprimtar i shquarë i LDK-së, vije nga një familje me autoritet në këtë Komunë , njeri i qet dhe i afërt me elektoratin dhe si i tillë mund të fuqizojë jashtëzakonishtë Degën!

2).Ermal Kutllovci, Magjister i Shkencave Ekonomike, më nje përvojë profesionale në fushën e menaxhimit, pjesë e një institucioni qeveritar, për të cilin flitet se vije nga një familje intelektualësh, familje me autoritet të lartë në këtë Komunë dhe në LDK, qysh në vitet e 50-ta gjyshi i tij ishte i burgosurë politikë, i afërt me Presidentin e ndjerë Dr.Ibrahim Rugova, poashtu babai i tij njihet si veprimtarë i LDK-së, dhe njeri nga kontribuesit më të mëdhenjë në fushën e arsimit të kësaj Komune…..përfundon informacioni i këtij burimi ANONIM per Kosovanews.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.