Lajmet e fundit
Marrëveshje policore Kosovë-Zvicër

Marrëveshje policore Kosovë-Zvicër

Ministri i Rendit, Bajram Rexhepi dhe drejtori i Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës, Jean-Luc Vez, nënshkruan marrëveshje policore bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Jean-Luc Vez, drejtor  i Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës, kanë nënshkruar të mërkurën në Prishtinë, një marrëveshje policore bashkëpunimi  ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Federal Zviceran.

Kjo marrëveshje, siç u tha ne ceremoninë e nënshkrimit, u mundëson palëve mbajtjen e trajnimeve policore në fusha të ndryshme.

Ministri Bajram Rexhepi tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje fuqizohet bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit me armë, substanca narkotike etj.

“Përveç bashkëpunimit policor do të ketë bashkëpunim në mes të doganave, njësive të inteligjencës financiare dhe në luftën kundër krimit kibernetikë si dhe formave të tjera të kriminalitetit”, tha ministri Rexhepi

Ndërsa drejtori gjeneral i Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës, Jean-Luc Vez, tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të arrihen rezultate më të mira në luftën kundër krimit të organizuar.

“Si për Zvicrën, ashtu edhe për Kosovën, lufta kundër krimit ka një rëndësi  të veçantë. Disa forma të kriminalitetit, siç është krimi kibernetikë, që duhet me një forcë të veçantë të luftohen. Ka edhe forme të tjera të kriminalitetit tradicional, të cilat duhet të luftohen rrënjësisht”, deklaroi ai.

Jean-Luc Vez, tha se për Zvicrën nuk është e rëndësishme të luftohet krimi vetëm në ato vende të destinimit, por edhe ne ato vende ku e kanë burimin këto forma të kriminalitetit dhe vendet nëpër të cilat kalojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.