Prishtinë, 9 shkurt – Sot duke filluar nga ora 14:00, në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, do të raportojë ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe Plani dhe Programi i Punës së Komisionit dhe do të formohen Grupet e miqësisë.
Mbledhja e komisionit do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, në sallën N-303.