Një person është lënduar rëndë nga një aksident që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë. Aksidenti ka ndodhur në rajonin e Klinës, përkatësisht, në afërsi të vendit të quajtur “Hotel Nora”.
Zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibra ka treguar për Gazetën Express se personi është i lënduar dhe po transportohet për në Spitalin e Pejës.
“Është një aksident me një të lënduar. Identiteti i tij ende nuk duhet. Mirëpo, ka lëndime serioze”, ka thënë Ibra,për Gazetën Express.
Ky zyrtar i Policisë së Kosovës ka treguar se personi që ka shkaktuar aksidentin është lajmëruar në policisë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes për të vazhduar me procedurat hetimore lidhur me rastin.