Policia e Kosovës njoftoi se një person gjersa ishte duke punuar në një gurëthyes, aksidentalisht është zënë nga zhavori.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rogovë, Gjakovë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, ku dhe nga personeli mjekësor është konfirmuar vdekja e tij.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.