Policia e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit të saj Daut Hoxha ka bërë të ditur bilancin e aksidentit të mbrëmshëm, i cili ndodhi dikur rreth orës 1 pasmesnate, në Prishtinë
“Aksidenti i komunikacioni rrugor ka ndodhur në mes të dy automjeteve në lëvizje. Vetura e parë e tipit Honda ngjyrë e hirit dhe vetura e dytë e tipit Golf IV. Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur drejtusi i automjetit të dytë” ka thënë ai.
Hoxha ka bërë të ditur se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës që ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se 6 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e këtij aksidenti.
“2 femra dhe 4 meshkuj janë të lënduar nga ky aksident të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”.
Zëdhënësi i Policisë ka treguar se Policia dhe Prokurori kujdestar kanë dalur në vend ngjarje për ndërrmarrjen e veprimeve të nevojsme hetimore.