Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në ndërtesën e Radio Kosovës, në qendër të Prishtinës.
Një person dyshohet se ka rënë nga kjo ndërtesë dhe për pasojë ka mbetur i vdekur në vend.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Është një vdekje e dyshimtë në rrugën “Xhorxh Bush. Informatën e kemi që një person ka rënë nga ndërtesa por nuk dimë më shumë detaje”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti.
Ajo nuk ka mundur të japë asnjë detaj për identitetin e viktimës.
Ekipet mjekësore dhe të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë hetimin e rastit.