Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ndodhi të mërkurën pas mesnate, në udhëkryqin tek hoteli Grand.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti është shkaktuar mes një veture e cila po vinte nga rruga “Garibaldi”, dhe ka goditur një veturë tjetër që gjenden tek semaforët në korsinë tjetër.