Nxënësit në Podujevë vijojnë të mbajnë armë me vete kur shkojnë në shkollë.
Para disa ditësh është raportuar për një rast kur një i mitur ka shkuar me revole në shkollë ndërsa policia raporton se edhe dje një nxënësi të një shkolle në Podujevë i është gjetur një revole.
Në raportin 24 orësh raportohet se atij i është konfiskuar pistoleta e tipit Ekol Tuna ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.