Lajmet e fundit

Pacolli tregon se me mbeturinat në Hajvali s’merret askush (FOTO)

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka publikuar disa fotografi ku shihet bërlloku përskaj rrugës që të çon në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Ai ka thënë se pamje të tilla janë tronditëse derisa me largimin e atyre mbeturinave s’merret askush.

“Sa më dhemb shpirti nga këto pamje në rrugën Pavarësia, në fshatin Hajvali të Prishtinës. Nëse ju nuk e doni vendin tuaj, tokën tuaj, pse duhet të tjerët të na duan? Si mundeni me shkatërru natyrën në të cilën kalojmë çdo ditë? Këto pamje që po shihni janë vërtet tronditëse. Dhe askush përveç nesh nuk është fajtor për marret tona”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.