Policia ka arrestuar tre persona në Rahovec, pasiqë të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht në mes veti dhe gjatë përleshjes ka ardhur deri te shkrepja e armës.
Sipas policisë, dy prej personave të përfshirë në këtë zënkë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytëshe me një fishek dhe dy gëzhoja të kalibrit 12 mm.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje, transmeton Klan Kosova.