Një person është plagosur në Fushë Kosovë me armë zjarri sot në orët e mëngjesit
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se sot rreth orës 9 të mëngjesit një person është lënduar nga arma e zjarrit dhe një person është arrestuar si i dyshuar dhe i është konfiskuar arma.
“Rreth orës 9 e kemi marrë informatën se në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Ekipet përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se bëhet fjalë për tentim vrasje. Personi i dyshimtë është arrestuar dhe është konfiskuar arma. Personi i lënduar ndodhet në emergjencë për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti .
Ajo ka shtuar se deri te rasti ka ardhur si shkak i një mosmarrëveshje mes tashmë të arrestuarit dhe të plagosurit.