Një policë duke shpëtuar një grua, të mbetur në banesën që po digjej në Fushë Kosovë, ka pësuar edhe vetë lëndime
Sipas raportit të Policisë së Kosovë, dje në Fushë Kosovë, pak pas mesnatës, zjarri kishte përfshirë një banesë, pronë e një shqiptari. Në të, sipas raportit, kishte mbetur e ngujuar një femër, po ashtu shqiptare. Por, siç transmeton Koha.net, një zyrtar policor kishte rrezikuar edhe jetën e vet, për t’i shpëtuar jetën gruas fatkeqe. Polici ia ka arritur qëllimit.
Sipas raportit gruaja dhe polici janë detyruar të kërkojnë ndihmën e mjekut, por fatbardhësisht që të dytë pa lëndime të mëdha janë liruar për trajtim në shtëpi.
Raportohet se njësiti i zjarrfikësve ka arritur që ta lokalizojë dhe ta fik zjarrin. Shkaqet e shpër