Një pjesëtar i policisë mund të përballet me drejtësinë, ngase atë po e akuzon një qytetar, i cili thotë të jetë kërcënuar. Jetullah Hajdari, i cili jeton në mërgim, ankohet se polici Albert Zogiani e ka kërcënuar atë me jetë për shkak se ky mërgimtar i ka kërkuar atij t’ia lirojë shtëpinë, ku ka qëndruar me qira për një kohë me arsyen se nuk ia ka paguar qiranë. Polica nuk ka dashur ta komentojë rastin, transmeton KTV.Jetullah Hajdari nga Fushë-Kosova jeton në Zvicër, por shtëpinë e tij e ka lëshuar me qira.
Me qiraxhiun që ia shfrytëzoi shtëpinë për disa muaj dhe doli pa ia paguar nuk kaloi aspak mirë.
Hajdari thotë se në momentin kur i ka kërkuar qiraxhiut, polic i Kosovës, Albert Zogiani, t’ia lirojë shtëpinë, ka marrë kërcënime serioze nga ky i fundit.
Sipas tij, fjalët e para që Zogiani ia ka thënë atij ishin kërcim si “ta nxij jetën”.
Kjo për Hajdarin është shfrytëzim i uniformës nga ana e policit.
Hajdari tashmë i është drejtuar policisë dhe Inspektoratit, por këta të fundit nuk e kanë konsideruar si kërcënim.
Madje, sipas tij, zyrtarët policorë pa e kontaktuar atë fare ia kanë zgjatur qëndrimin në shtëpi Zogianit edhe për pesë ditë të tjera, duke e kaluar afatin e caktuar.
Nga ana tjetër, Albert Zogiani nuk ka dashur ta komentojë këtë situatë, duke thënë se policia ka hierarki dhe duhet të flasë dikush tjetër.
Kohavisioni ka kërkuar përgjigje nga Policia e Kosovës, pasi Hajdari ka bërë ankesë tashmë në Policinë e Fushë-Kosovës dhe në Inspektorat, por përgjigje nuk ka marrë.