Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje.
Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 31 tetorit, ndërsa pas dy ditësh është bërë identifikimi i tyre.
Tashmë, siç bën të ditur policia, personat janë në mbajtje, pasi kishin hyrë me forcë në një lokal në Prizren dhe nga aty kanë vjedhur 660 euro, para të gatshme.