Lajmet e fundit

Policia arreston një person të rrezikshëm në Istog

Njësitë policore të hetimeve pran stacionit policor në Istog, dje rreth orës 18:30, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arrestuar të dyshuarin shtetas të Kosovës D.A. (1985) në fshatin Lubovë, komuna Istog, i cili ka qenë në kërkim policor për një kohë të gjatë.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent dhe me autorizimin e këtij të fundit janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore dhe proceduarale.
“I dyshuari në fjalë, ka qenë në kërkim policor për shkak të kryerjes së disa veprave penale në komunën e Istogut por edhe komuna tjera si Gjilan, Mitrovicë, Fushë – Kosovë e vende tjera për veprat penale si: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Kanosje”, “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, “Mbajtja në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”, “Vjedhje të renda”, e të tjera”, thuhet në njoftimin për media të PK-së.
Gjatë arrestimit të personit të dyshuar, Policia ka konfiskuar edhe një armë zjarri pistoletë ‘ES – Ekol Special 99’ (pistoletë e improvizuar) cal.7.65 mm, një karikator me 4 copë municion po të këtij kalibri.
Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë ndërsa rastet do t’i referohen Prokurorisë përkatëse për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.