Para pak minutave Policia i ka vënë drynin restorantit Baron që e bastisi sot në orët e hershme të mëngjesit.
Ndonëse ende nuk është konfirmuar nga policia, dyshohet se arsye e bastisjes është posedimi i armëve, raporton Gazeta Express.
Ky lokal nuk është i vetmi i cili u bastisë sot. I njëjti aksion është zhvilluar edhe në lokalin “House Pub” në rrugën “Rexhep Luci”.
Sot disa lokale që gjenden në Pallatin e Rinisë, janë bastisur nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, e ka konfirmuar aksionin e Policisë i cili ka nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit. Bëhet e ditur se deri me tash janë arrestuar 3 persona.