Nga aksidenti në Dollc të Klinës kanë mbetur të lënduar katër persona të cilët po trajtohen në spitalin e Pejës
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj ka thënë për Gazetën Express se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Mund ta konfirmoj që ka ndodhur një aksident në Dollc, rreth orës 10:30. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër persona. Të lënduarit po trajtohen në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.