Një zënkë e ndodhur mes reperëve Agon Sylejmani dhe Trim Ademi ka bërë që rasti të përfundoj në polici.
Sipas burimeve të Telegrafit zënka ka nisur në fitnesin “Five Star” në lagjen Dragodan ku Agoni ka sulmuar Trimin, ndërsa ky i fundit e ka sulmuar atë një ditë më vonë duke i dëmtuar veturën.
Të kontaktuar nga Telegrafi, Policia e Kosovës ka konfirmuar një zënkë mes dyshes, e cila në polici është paraqitur si sulm dhe dëmtim ndaj veturës me datën 17 të këtij muaji, e cila sipas të dhënave erdhi një ditë pasi dy të përfshirët në këtë rast kishin një zënkë.
Burime të Telegrafit thonë se është Agoni ai, i cili ka inicuar rastin në polici, pasi është sulmuar sa ishte në veturë nga disa persona duke pësuar vetëm dëme materiale.
Në anën tjetër Agoni sërish ka mohuar të ketë diçka të vërtetë në këtë histori.