Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë, në rrugën Dedë Gjo Luli.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka vërejtur se viktima në kokë kishte një vrimë shpuese që dyshohet se është goditur me armë zjarri. Të dyshuar janë tre familjar të viktimës një femër dhe dy meshkuj K/Shqiptar të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.
Trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar. Kjo ngjarje nga Policia është cilësuar si vrasje.