Dje, një Prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur një aktakuzë në Rastin “Kukësi”.
I pandehuri është akuzuar për Vrasje, Paraburgim i paligjshëm, Kushte jonjerëzore, Torturë, Shkelja e paprekshmërisë fizike apo Shëndetit, Burgosjen e paligjshme dhe Shkelja e paprekshmërisë fizike apo Shëndetit. Të gjitha si krime lufte që dënohet me nenin 22 dhe 142 të KPRSFJ, aktualisht i dënueshëm sipas nenit 31, dhe 152 të KPK-së, në shkelje të nenit të
Përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 dhe të nenit 4 dhe 5 të Protokollit të II-të Shtesë të vitit 1977. I pandehuri po ashtu është i akuzuar edhe për Mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim apo përdorim të armëve, në shkelje të nenit 374, paragrafi 1, në lidhje me nenin 120, pika 38, të KPK-së 2013.
Aktakuza është ngritur nga një Prokurorë i PSRK-së as një hetimi të gjatë dhe komplekse nga policia e EULEX-it.