Luis Barou ka përdorë forcën tej mase duke rrëzuar për tokë një student të dehur para një klubi të natës në Njukasl.
Punonjësi britanik i sigurisë së MMA, Luis Barou ka rrahur një student para klubit të natës në Njukasl. Barou ka qenë i angazhuar si punonjës sigurie ndërsa ka qenë mjaft brutal ndaj njeriut i cili me forcë ka dashur të hyjë në klubin e natës. Mirëpo ka filluar përleshja me punonjësin e sigurisë i cili ka përdorë forcën tej mase.
Barou i është dorëzuar policisë kur ka filluar të qarkullojë video në rrjetet sociale, por nuk është arrestuar por liruar që të mbrohet në liri.
Policia ka paralajmëruar hetime, ndërsa punonjësit i është ndaluar të punojë në klubet e natës.