Në magjistralen Pejë-Prishtinë, respektivisht në fshatin Potërç i Ulët i Klinës, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku një veturë e tipit Mercedes 190 ka rrëshqitur dhe është rrotulluar.
Xhevat Ibraj i ka thënë Expressit se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Ndihmën e parë të aksidentuarve ua ka dhënë ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani (mjek me profesion) i cili ka rastisur aty.