Lajmet e fundit

Rusia është kërcënimi më i madh për ShBA

Gjenerali i Forcave të Armatosura të ShBA dhe shefi i 39-të i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Tokësore Mark Alexander Milley, pas kthimit nga Kijevi ka thënë se Rusia është agresive dhe kundërshtare e interesave të ShBA duke theksuar se për shkak të posedimit të armëve bërthamore dhe mundësisë së përdorimit të tyre, Rusia është kërcënimi më i madh për Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Rusia është i vetmi vend në botë me kapacitete nukleare për ta shkatërruar Shtetet e Bashkuara dhe këtë po e bën me kërcënimin ekzistues”, u ka thënë Milley të tubuarve në samitin ushtarak “Defence one” në Washington, transmeton Koha.net .

“Do të thosha që veprimet më të reja të Rusisë janë në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara” , ka thënë Milley duke u thirrur në ato që ai i ka quajtur ushtrime ushtarake agresive ruse dhe patrullime të avionëve rusë e nëndetëseve dhe trupa brenda Rusisë në gjashtë – shtatë vjetët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*