Një sherr për pronat i nisur mes dy kushërinjve, përfundoi me plagosjen e nënës së njërit prej tyre.
Për të shuar sherrin mes 50-vjeçarit dhe kushëririt të tij, ndërhyri nëna e këtij të fundit, por mbeti e plagosur me sëpatë.
Dëmtimet e marra nga e moshuara mësohet se janë të çara të lehta, e cila pas marrjes së ndihmës së nevojshme në spital shkoi në shtëpi. Mësohet se dy djemtë e xhaxhallarëve prej disa kohësh ziheshin mes tyre, për ndarjen e një prone të trashëguar nga prindërit.