Si të zbulohen sekretet në një lidhje dashurie

takim1Kur jeni me dikë doni që të mos ketë sekrete, të cilat mund t’ju dëmtojnë marrëdhënien, por në fakt duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos zbuloni gjëra të rëndësishme tepër shpejt apo tepër vonë…
Kur keni krijuar një marrëdhënie të re, është e vështirë të vizatoni një kufi të diçkaje që personi tjetër duhet ta dijë dhe të asaj që mund të jetë informacion i tepërt.
Zbuloni atë që mund ta rrëfeni dhe atë që do të ishte diçka e papjekur po ta ndanit me të tjerët.
Të veçantë, por jo shumë personalë në mesazhin e parë
Nëse do t’ju duhet të ndani diçka mbi veten tuaj në fillim të bisedës, veproni si shumica e njerëzve që përdorin fjalët “vegjetarian, kafshë dhe alergji”. Kështu do të zbuloni diçka specifike për veten, por nuk do të zbuloni një informacion personal.
Persona të tjerë mund të vendosin për shembull të përdorin fjalë si “i/e virgjër” ose “i/e pasur”, por këto biseda nuk mund të bëhen që në fillim të herës. Lërini disa gjëra për më vonë. Rreth 32 për qind e grave janë gati të zbulojnë diçka të pazakontë rreth seksualitetit të tyre në takimin e parë, ndërsa 28 për qind e meshkujve bëjnë të njëjtën gjë.takim2
Mund të mos jeni të vetmit
Le të jemi të sinqertë! Nëse po takoheni me dikë për herë të parë ose në herët e para, mund të mos jeni të vetmit për ta. Dhe sado e papranueshme që t’ju duket, kjo është diçka e zakonshme, pasi njerëzit kërkojnë njëkohësisht partnerë dhe përzgjedhin më të mirët pasi t’i kenë njohur.
Femrat në veçanti e kanë më të vështirë të vendosin nëse do t’i përkushtohen ekskluzivisht vetëm një partneri. Ato kërkojnë më shumë kohë për të vendosur nëse duhet të eliminojnë partnerët e tjerë. Mos e bëni këtë një çështje të bisedës suaj shumë shpejt. Në fakt, ka persona që tregohen të sinqertë, por ky nuk është një informacion i nevojshëm derisa të ndieni se mund t’i dedikoheni atij personi.
Përndryshe, do të jetë një zbulim i tepërt që mund t’ju dëmtojë njohjet. Ekspertët këshillojnë: “nëse jeni beqarë, supozoni se të tjerët po njohin njerëz derisa mes jush të bëhet një bisedë për t’i çuar gjërat drejt më seriozes”.
“Dua të lidhemi”
A e dini se femrat, edhe nëse duan që të lidhen me ju pas disa takimeve, ato nuk do ta hapin si çështje? Ky është një sekret femëror që nuk duhet zbuluar. Gjysma e meshkujve pjesëmarrës në një studim, u përgjigjën se do të donin të diskutonin për një lidhje pas njohjes, ndërsa vetëm një e treta e femrave e bënin këtë gjë, pasi prisnin që të ishin meshkujt ata që do ta diskutonin si çështje.
Është gjithashtu një kuriozitet të dini se rreth gjysma e burrave dhe grave preferojnë të diskutojnë në javët e para të lidhjes për marrëdhëniet e së shkuarës ose ndarjet e kohëve të fundit.
Mos diskutoni martesën shumë shpejt ose shumë vonë
Jeni në një njohje? Duhet të keni të qartë se rreth gjysma e grave dhe burrave duan të diskutojnë aspiratat e martesës pas disa muajsh takime. Ose më saktë në shifra, pas rreth gjashtë muajsh bashkë, 56 për qind e burrave dhe 54 për qind e grave duan të diskutojnë mundësinë e martesës.
A duhet ta diskutoni dhe ju me partneri/en tuaj? Është një ide e mirë ta diskutoni si diçka abstrakte “a do të martohemi me kalimin e kohës”, përpara se të filloni të bëni një investim të rëndësishëm te personi tjetër. Por diskutimi i martesës tepër herët, mund të shkatërrojë mundësinë për të pasur një ‘kimi’ mes jush, ndaj kujdes mos të jetë tepër herët.
Një gjë që kurrë nuk duhet ta bëni, me 52 për qind të meshkujve pro këtij ndalimi dhe 41 për qind të grave, është zbulimi i numrit të partnerëve tuaj seksualë. Ky është një informacion konfidencial juaji, që nuk ju takon ta ndani me të tjerët, pasi vetëm sa do t’ju dëmtojë.
takim3Sekretet që nuk duhen zbuluar me partnerin/en tuaj
1. Gjërat që diskutoni me mikun/en tuaj të ngushtë janë private mes ju të dyve dhe nuk keni përse i ndani me njeriun tuaj të zemrës. Çdo person në jetën tuaj ka vendin e tij dhe një funksion që ju shërben juve më së miri, mos i ngatërroni!
2. E shkuara juaj nuk duhet të jetë një gjë që partneri/ja juaj e di me detaje. Tregojini një pjesë të përgjithshme dhe mos hyni në detaje, disa gjëra duhet të mbeten në të shkuarën dhe të mos merren me vete në të tashmen.
3. Mospëlqimin për një anëtar të familjes së tij/saj, me gjithë dëshirën për ta ndarë me njeriun që keni për krah, nuk duhet ta shprehni. Mjaftohuni duke i dhënë respektin e merituar familjes së tij/saj dhe mbani distancën e sigurisë.
4. Një fiksim tuajin pas dikujt ose një admirim të fshehtë duhet ta mbani si një sekret që nuk keni përse ia tregoni njeriut që flini dhe zgjoheni çdo ditë, shkruan Shqip. Kjo do ta bëjë atë të ndihet i paplotë dhe jo mjaftueshëm i mirë për ju.
5. Ndonëse janë një kokëçarje e madhe, shqetësimet tuaja të përditshme ndajini nga pak me të gjithë, jo përnjëherësh me një person të vetëm, kjo do t’ju bëjë të dukeni të paqëndrueshëm dhe shumë në panik.
6. Fjalëkalimet e rrjeteve sociale. Dihet që doni të tregoni se jeni të hapur dhe pa sekrete, por ruani pak privatësi, ndonëse jeni me dikë. Mos e ndani fjalëkalimin e rrjeteve sociale dhe do të keni një marrëdhënie më të shëndetshme që mbështetet në besim, jo në kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*