Lajmet e fundit

Studentët paralajmërojnë demolimin e Rektoratit

Studentët e Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” kanë paralajmëruar protesta të dhunshme. Të martën ata përmes një proteste, që e kanë bllokuar edhe hyrjen e Rektoratit, kanë kërkuar që kërkesat e tyre për afate shtesë të provimeve të përmbushen.

 Nëse kërkesat nuk miratohen në Këshillin Drejtues të UP-së, që është bërë e ditur se do të mblidhet të mërkurën pasdite, studentët janë deklaruar se nuk do të ndalin protestat deri në realizimin e kërkesave, madje duke paraqitur dhe një skenar të asaj që do të ndodhë e sipas së cilës objekti i Rektoratit do të demolohet.
“Kur të thyhet ky objekt, që më mirë të dëmtohet ky objekt sesa studentët, atëherë këta e kanë marrë këtë përvojë që të reflektojnë”, ka thënë në emër të grupit të studentëve njëri nga anëtarët e Parlamentit të Studentëve, Rifat Krasniqi. Ai tha se duan që të bëhet zgjidhja. “Ne të mërkurën pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, pavarësisht prej vendimit të tyre, do të veprojmë. Por më nuk do të kemi protesta paqësore për arsye se është bërë, e them shumë haptas, është bërë si një monotoni, se pa eskaluar situata askush nuk merret me ty. Edhe po dolën 1000 studentë, edhe 2000 studentë…, askush nuk shqetësohet”, ka thënë ai, duke njoftuar për radikalizim të protestës.

Ndryshimi i protestave, sipas tij, do të vijë nëse nuk ka reflektim nga ana e Rektoratit. “Sot kemi dalë të protestojmë në mënyrë paqësore, nuk ka pasur nevojë të ketë kaq shumë policë sepse e ka një Statut Universiteti që e ndalon këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.