Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Strellc i Ulët në komunën e Deçanit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës në lëvizje derisa drejtonte viktima mashkull K/Shqiptar.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendi të prokurorit janë dërguar në mbajtje.