Në Rrugën “Tirana” të Prizrenit në klubin e fituesit “Achilees” ka ndodhur një vrasje në tentativë.
Lajmin e bën të ditur Policia Rajonale e Prizrenit me anë të një komunikate.
“Rreth orës 19:40 minuta në ambientet e klubit të fitnesit “Achilees” në rrugën “Tirana” ka ndodhur një tentativë për vrasjen e një personi të gjinisë mashkullore që për fat të mirë ka përfunduar vetëm me plagosje,” thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale të Prizrenit.
Policia tregon se kush dyshohet se ka shkaktuar plagosjen.
“Sipas hetuesve që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se dy të dyshuar, vëllezër, me mbiemër Hazeraj, kanë hyrë në palestër dhe njëri nga ta ka shtënë me pistoletë në drejtim të viktimës me ç ‘rast i shkaktoi plagë në bërrylin e krahut të djathtë,” shpjegon komunikata.
Sipas policisë viktima ka arritur të ikë, por pas të shtënave janë larguar edhe të dyshuarit për vrasje në tentativë.
“Viktima kishte mundur të ikte dhe ishte fshehur në objekt, ndërsa të dyshuarit kishin ikur në drejtim të panjohur. Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarve por nuk janë gjetur ende,”njofton policia.