Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin Oneglia të Imperias në veri-lindje të Italisë, 27 Km nga Sanremo.
Atentati i konsideruar si shenjë shantazhi ka qenë fatal për të rinjtë që dyshohet se me bidone me lëndë djegëse i vunë zjarrin agjencisë së basteve. Pas zjarrvëniës është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, me shumë mundësi i një bombole gazi që ndodhej brenda ambientit.
Policia mendon se ky ka qenë shkaku kryesor që i ka shkaktuar 19-vjeçarit shqiptar vdekjen e menjëhershme, shkruan Klan
Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa dera e sallës së basteve është gjetur disa metra larg ndërtesës së banimit ku ishte vendosur agjencia e basteve si dhe është dëgjuar në një pjesë të mirë të qytetit.
Për shkaqe sigurie zjarrfikësit kanë evakuuar të gjithë banorët. Hetimet e policisë do të hedhin dritë mbi motivin e këtij atentati.